Princi William, 38 vjeç, nipi i Mbretëreshës Elizabeth dhe i dyti në radhë për fronin britanik, zbuloi në Twitter se kishte marrë dozën e parë të vaksinës në fillim të kësaj jave, së bashku me një fotografi të momentit kur ai mori injeksionin në Muzeun e Shkencës në Londër.
“Të martën mora dozën time të parë të vaksinës COVID-19”, tha ai. “Për të gjithë ata që punojnë në përhapjen e vaksinave – faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni”, shkruan ‘Reuters’.
William u sëmur me coronavirus prillin e kaluar, në të njëjtën kohë me babanë e tij, trashëgimtari i fronit, Princi Charles, megjithëse e mbajti lajmin sekret deri në nëntor.Raportimet e mediave thanë se ai nuk donte të alarmonte askënd dhe ishte i goditur mjaft keq nga virusi.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
