Zoti Blinken mundet të pretendojë se sipas rregullave si Ministër i Punëve të Jashtme se ai përfiton imunitet. Kjo është gënjeshtër. Imuniteti sot vlerësohet nga gjykatat. Ccka do të thotë se sekretari Blinken është i mbrojtur nga imuniteti kur ai kryen akte normale . Por kur ai bëhet aktor i një komedie për të më dëmtuar mua, kjo nuk është normale. Asnjë qeveri nuk mund të ketë funksion përbaltjeje. Sipas avokatit tim, zoti Blinken nuk ka imunitet dhe prandaj unë do ta padis. Një admirues i pakufijshëm i zërit të lirisë, aleatët më kryesorë të popullit shqiptar. Zonja dhe zotërinj, ccështja e dinjitetit është ccështja me thelbësore e njeriut. Nëse i prek tjetrit dinjitetin ti i prek atij familjen, miqtë dhe komunitetin ku jetion. Unë kam qenë president, kryeministër. Kam qenë përgjegjës për dinjitetin e këtij populli. Sot jam përgjegjës për dinjitetin tim.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
