Skip to content

Sali Berisha: Unë dhe familja ime, kemi respektuar me rigorozitet ligjet e vendit! Gjykata do të kthejë dinjitetin tim në vend

Gjatë konferencës për shtyp pasditen e sotme, Sali Berisha njoftoi se do të padisë për shpifje Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Berisha foli edhe për akuzat ndaj tij për korrupsion dhe pasurimin e familjarëve. Ai tha se bashkëshortja dhe fëmijët e tij, kanë respektuar ligjet e vendit.

“Shumë variante dhe hamendje mund të dalin, por besoj se hapi më i rëndësishëm është t’i drejtohem gjykatës. Gjykata të nxjerrë të vërtetën. Cila është e shoqja e Sali Berishës, 73 vjeç, që vazhdon punën me autizmin dhe cilët janë fëmijët e tij.

Unë e kam çështje dinjiteti. Familjarët e mi, njëlloj si unë, kanë respektuar me rigorozitetin më të madh ligjet e këtij vendi. Ndaj tyre ka tetë vite akuza dhe asnjë proces, asnjë padi penale. Pse? Sepse kanë respektuar ligjet”, deklaroi Berisha.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Sali Berisha padit Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve: Shpifës, më ka prekur nderin dhe dinjitetin!