Skip to content

Po tentojnë t’ju largojnë nga PD? Berisha i prerë: Bashkëqeverisja s’i shërben vendit

Në komunikimin e tij për mediat pasi deklaroi se do të padisë sekretarin amerikan të shtetit, ish kryeministri Saki Berisha theksoi se bashkëqeversja mes PD dhe PS nuk i shërben vendit.

Teksa u pyet nga gazetarët nëse fshihet ndonjë projekt  nga ky vendim i papritur për ta larguar përfundimisht nga PD, Berisha tha se nuk ka informacion për një gjë të tillë, ndërsa kundërshtoi edhe njëherë bashkëqeverisjen.

“Se cilat janë fantazitë apo projektet e të tjerëve unë nuk e di. Shprehja këtë konsideratë dhe ju informova. Për sa i përket bashkëqeverisjes do të ishte fatalitet dhe jam i bindur që nuk shërben. Shqipërisë i duhen zgjedhje të lira dhe jo bashkëqeverisje”, tha Berisha.