Skip to content

Shikoni këtë oficer, teksa shtyn i vetëm makinën e përmbysur për t’i shpëtuar jetën një gruaje

Një oficer i policisë së Virxhinias (SHBA) ka kryer një akt me të vërtetë heroik, teksa ka arritur të nxjerrë një grua, koka e të cilës kishte ngecur në një pjesë të tavanit të makinës së aksidentuar.

Në videon e postuar nga autoritetet e policisë, oficeri Xhon Holt (Jon Holt) shihet teksa ndalon makinën dhe shkon me vrap drejt makinës së përmbysur. Aty është një grua ka mundur të dalë nga makina dhe qan me ngashërima.

Në makinë ndodhej një fëmijë i vogël dhe gruaja (shoferja) e cila kishte ngecur në pjesën e hapur të tavanit të makinës.

“Nuk po merr frymë, të lutem na ndihmo” dëgjohet t’i thotë fëmija oficerit të policisë. Ky i fundit vendos që të mundohet të ngrejë makinën që gruaja të mund të lirohej.

“Vallë vullnetit e vendosshmërisë dhe pasi kishte frikë se gruaja do të vdiste, oficeri i policisë J. Holt vendosi të veprojë shpejt dhe qe i aftë që të ngrinte makinën mjaftueshëm sa për të nxjerrë kokën e shoferes së ngecur aty”-thuhet në deklaratën e dhënë nga ana e autoriteteve policore atje.