Skip to content

Berisha fshehu sa kushton avokati francez: Drejtësi ka, por është pak e shtrenjtë. Po Doktori i ka lekët

Pas ‘sulmit’ ndaj ShBA Sali Berisha deklaroi në koferencën e ditës së sotme se do të padisë Sekretarin Amerikan të Shtetit në një gjykatë arbitrare në Paris dhe do të përfaqësohet nga një avokat francez.

Berisha iu shmang pyetjes së gazetarëve duke e fshehur se kush e paguan dhe sa kushton avokati por menjëherë pas deklaratës së tij ka ironizuar gazetari dhe botuesi i gazetes “TemA”, Mero Baze.

“Ka pas thënë Tom Doshi: Drejtësi ka por është pak e shtrenjtë.Po doktori i ka lekët” -shkruan Baze në Twitter.

Se për pune lekesh ne fakt është akuzuar Berisha nga DASH, leke te ardhura nga korrupsioni ne qeverisje!