TIRANE- Është ndarë nga jeta në një moshë të re një nga personazhet më të spikatur të reality-show “Kafazi i Artë”, Artur Jaku. Ai është ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme, ndërsa lajmin e konfirmon një nga miqtë e tij përmes një postimi në Facebook.
Jaku ishte nga Fushë-Kruja, por banonte në Mamurras dhe spikati për sinqeritetin e tij, edhe pse i varfër ai kishte një zemër të madhe. Artur Jaku u shfaq në publik në vitin 2007 dhe që atëherë ai nuk është dukur më në media.Statusi i plotë i Kostandin Pula, mik i Arturit:ARTUR JAKU R.I.PA ju kujtohet “Kafazi I Artë 5”? Po Arturi?Ai sot u çlirua! Lutuni për shpirtin e tij!Jeta që nuk e donte aspak, por prapëseprapë e përqafoi me forcë, sot u shua…Tur, vlla, në grahmat e tua të fundit, më kishe kërkuar! Por unë isha larg…Jo se mendjen nuk e kisha tek ti, por thjesht isha larg…Në vend të dasmës, që unë mezi e prisja, e ti talleshe sa herë ta përmendja, sot erdha në mortin tënd!Në vend të tupanave sot kishte vajtica, lot, dhimbje!Nëna jote që qante me të madhe, dera jote e shtëpisë e mbyllur, dhe njerëzit që të njohën, (ata që të deshën, dhe ata që s’të deshën), me kokën ulur, rrëkëllenin kafenë e hidhur të mortit tënd!Sot je I lirë Tur! Je I lirë nga dhembjet, hallet, dhe nga gjërat që deshe e nuk deshe. Më thoje që je “Qytetar I botës”.Unë të them se sot je “Qytetar i Universit”.Shpirti yt I sinqertë dhe i trazuar u prehtë në paqe!E sa për shpirtin tim, gjithmonë ke një vend në zemrën time, dhe do të të kujtoj…Në një kontaktim për JOQ.al, Pula shprehet se Artur Jaku vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.
“Kishte kancer në mushkëri. Ka qenë një djalë i jashtëzakonshëm, shumë fukara por i jashtëzakonshëm”- ka thene ai.
(d.d/BalkanWeb)