Skip to content

Moti për ditën e premte, 21 maj 2021

Për ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era parashikohet të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1 deri 10m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare jugore pritet të fitojë shpejtësi deri në 20-25m/sek.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë. Temperaturat pritet të pësojnë renie në vlerat minimale dhe rritje në vlerat maksimale nga 4 gradë deri në 27 gradë Celcius.

 

Rajoni i Ballkanit pritet të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat pritet të jenë më të përqëndruara në pjesën lindore të tij.