Skip to content

Kundërshtuan dhe goditën efektivin e policisë rrugore, arrestohet në flagrancë 37 vjeçari dhe procedohen penalisht 3 persona në Tiranë

Shtetasi 37 vjeçar me inicialet E.P është arrestuar në flagrancë pasi ka kundërshtuar dhe ka goditur një efektiv të policisë rrugore gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë përkatësisht: M. M., 31 vjeç, A. G., 26 vjeç, A. Xh., 26 vjeç pasi në bashkëpunim me shtetasin E.P kanë kundërshtuar dhe kanë kanosur efektivin e policisë rrugore.

Njoftimi i Plotë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, i shtetasit E. P., 37 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit M. M., 31 vjeç, A. G., 26 vjeç, A. Xh., 26 vjeç,sepse më datë 19.05.2021, tek stadiumi “Dinamo”, shtetasi E. P ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së Qarkullimit Rrugor ndërsa 3 shtetasit e tjerë e kanë kundërshtuar dhe kanosur me fjalë punonjësin e policisë.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb