Skip to content

Berisha “non grata”, Yuri Kim: Shqipëria po ndryshon, ditët e pandëshkueshmërisë kanë marrë fund

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, foli për herë të parë për mediat pas vendimit të Departamentit të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në SHBA Sali Berishës dhe familjarëve të tij.

“Shqipëria po ndryshon. Shqipëria do të jetë anëtarë e BE, është një aleat dhe mike e SHBA. Sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë.

Për të arritur askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të marrin fund.

Ky nuk është thjesht projekt i juaji, por një projekt që mund ta bëjmë bashkë”, tha Kim gjatë një prononcimi për mediat ndërsa po ndiqte stërvitjen “Defender Europe 21”.