Skip to content

“Gjykata Administrative rrëzoi gjobën politike prej 50 milionë lekësh”, Këlliçi: Inkurajoj qytetarët e gjobitur padrejtësisht të ngrenë padi

“Bashkë me avokaten e nderuar Zj. Eda Grimci, në seancën përfundimtare për gjobën politike 50 milionë lekë, e vendosur nga qeveria Rama për “grumbullime të paligjshme”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, nisur nga padia ime, vendosi sot shfuqizimin e masës me gjobë, e gjetur në kundërshtim me ligjin dhe e pabazuar në fakte e prova.

Përshëndes vendimin e Gjykatës Administrative dhe inkurajoj bashkëqytetarët e mi, të cilët u goditën padrejtësisht gjatë pandemisë nga gjobvënësit politikë, të ngrenë padi dhe të iniciojnë procese të tilla, me besimin se këto gjoba abuzive dhe antiligjore do të rrëzohen menjëherë.

Drejtojuni gjykatës dhe kërkoni drejtësi për veten tuaj.”

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb