Skip to content

“Joana Melengu u kap duke shpërndarë ndihma në Berat”, Marash Logu pas kërcënimit në KAS: Këto janë tre provat e masakrës zgjedhore

Shtetasja Joana Melengu (me nr. 5 në foton e mëposhtme), kryetare e Njësisë Administrative Nr. 2 në Bashkinë Berat ishte në listën e vëzhguesve të PS-së për rinumërimin e votave për qarkun Berat. Kjo shtetase, vëzhguese në tavolinën Nr. 3 të KAS, ka kërcënuar me jetë vëzhguesin e Partisë Demokratike. Joana Melengu, është e njëjta shtetase, e cila në 19 prill u kap në flagrancë në Berat duke shpërndarë ndihma ushqimore nga rezervat materiale të shtetit në këmbim të votës.
Ja 3 prova flagrante të masakrës zgjedhore të 25 prillit:
• Kemi denoncuar shitblerjen e votës, dhe e faktuam se shtetasja Joana Melengu, punonjëse bashkie në Berat, shpërndan ndihma ushqimore në këmbim të votës.
• Kemi denoncuar përdorimin e paligjshëm të administratës shtetërore, dhe këto dy ditë jo vetëm shtetasja Joana Melengu, po gjithë vëzhguesit e PS-së dhe njerëz të tjerë që i shoqëronin, ishin punonjës të administratës shtetërore në Berat.
• Kemi denoncuar kërcënimin, presionin dhe intimidimin e zgjedhësve, dhe sot në sytë e gjithë shqiptarëve, në sallën e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve u kërcënua vëzhguesi i PD-së nga shtetasja Joana Melengu, drejtuese lokale në Berat, dhe vëzhguese e PS në KAS.
Beteja sapo ka filluar. Ne nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e plotë të masakrës zgjedhore të 25 prillit për qytetarët e Beratit dhe të gjithë Shqipërisë.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb