Skip to content

VIDEO/ Spitalet e Indisë në kolaps: Moment që të thyen zemrën, djali dërgon babain në spital me karrocë

Një burrë nga India është detyruar ta bartë babanë e tij të sëmurë për në spital me një karrocë të drurit, pasi nuk kishte mundur të marrë ndihmë nga autoambulanca sepse ky vend po lufton me valën e tretë të coronavirusit.

Pamjet rrëqethëse janë filmuar të enjten në Sivan të Biharit në lindje të Indisë, ku shihet burri duke shtyrë karrocën e drurit, në të cilën ishte babai i tij që nuk dihet nëse ishte i infektuar me COVID-19.

Ndërkohë, një profesor indian ka ndërruar jetë nga coronavirusi, pak pasi që kishte filmuar veten duke kërkuar një shtrat të lirë në spital, derisa ky vend po lufton me numrin e madh të vdekjeve nga COVID-19.

E babai i këtij burri në video nuk shihet duke lëvizur fare sikurse që nuk dihet nëse vuante nga COVID-19, apo nga ndonjë sëmundje tjetër.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb