Skip to content

Rrëzohet duke luajtur me biçikletë 10-vjeçari në Maliq, niset me helikopter drejt Tiranës

Një fëmijë 10 vjeç është rrëzuar dhe është dëmtuar rëndë, teksa ka qenë duke luajtur me biçikletë në fshatin Leminot të Maliqit.

10-vjeçari është nisur me helikopter drejt Tiranës. Gazetarja sjell pamje në “BalkanWeb”, ku shihet momenti kur helikopteri i urgjencës merr fëmijën për ta sjellë në kryeqytet.

Sipas burimeve nga Spitali i Korçës, ku fëmija ka marrë ndihmën e parë mjekësore, bëhet e ditur se gjendja e tij ka qenë e rëndë, ndërsa ka dëmtime edhe në mushkëri.