I riu Delon Troqja që u vra mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës rezulton një person me precedent penal, pasi është dënuar për trafik droge.
Viktima kishte vetëm dy javë që ishte kthyer nga Spanja. Ai u qëllua me një breshëri automatike mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, përpara servisit të tij që gjendet në lagjen Pavarësia.
Troqe ndërroi jetë në spital duke qenë se nuk mundi dot t’i rezistojë plagëve të shumta të marra. Një makinë e djegur u gjet pak minuta pas ngjarjes së rëndë në Sherisht.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
