Mësohet se i riu i cili u plagos si pasojë e të shtënave ndaj një biznesi në lagjen ‘Pavarësia’ të qytetit të Vlorës, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Ai është shtetasi Delon Troqe, 38-vjeç, personi që shihni në foton e mëposhtme:
Troqe është pronari i një biznesi makinash në lagjen ‘Pavarësia’ të qytetit bregdetar, vendi ku i është bërë dhe atentati dhe ku ka ndërruar jetë.
Burime për FaxNews bëjnë me dije se viktima sapo ishte kthyer nga Spanja. Po sipas burimeve, mesohet se Troqe rezulton me precedent penal pasi eshte denuar per trafik droge.
Troqe u qellua me nje bresheri automatike mbremjen e sotme ne qytetin e Vlores. Ai nuk mundi dot t’i mbijetoje plageve te marra dhe nderroi jete ne spital.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
