Ndihmëspresidenti Fuat Oktay shkoi për një vizitë dyditore në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV).
Në aeroportin Ercan ai u prit nga studentët palestinezë që studiojnë në këtë vend, të cilët mbanin në duar flamurët e Turqisë, Republikës Turke të Qipros së Veriut dhe Palestinës.
Ai iu përgjigj kësaj mirëpritjeje dashamirëse dhe theksoi se do i tregojnë tërë botës mizorinë e Izraelit në tokat palestineze.
“Ato që ndodhin në Palestinë, Gazë, Jerusalem, xhaminë al-Aksa, Sheik Jerrah. Fatkeqësisht, e gjithë bota po i shikon ato në heshtje, duke i injoruar ato. Si Turqi, ne jemi me ju deri në fund. Edhe nëse askush nuk e sheh atë, do të ngremë zërin ndaj kësaj mizori për të gjithë botën deri në fund. Ne nuk do të heshtim kundër shtypësve që vrasin fëmijë dhe gra. Dijeni që ne jemi me ju.”
