Skip to content

Berisha “non grata” në SHBA, Harxhi: Ditë e vështirë për demokracinë shqiptare, ai po mbron nderin e dinjitetin e tij

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, e ka cilësuar lajm të trishtë dhe një ditë të vështirë për demokracinë shqiptare shpalljen “non grata” t ëish kryeministrit SDali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ajo u shpreh në emisionin “Kjo Javë” se Berisha ka bërë bnjë gjest shumë interesant dhe të guximshëm me paditjen e Sekretarit Amerikan Antony Blinken, pasi është duke ruajtur nderin dhe dinjitetin e tij.

“Ishte lajm i trishtë, ditë e vështirë për demokracinë shqiptare. Pata ndjenjë jo të mirë, pata emocion kur e dëgjova.

Nga ana tjetër mendoj që Berisha ka bërë një hap, një gjest shumë interesant dhe të guximshëm për të mbrojtur nderin e dinjitetin siç ka theksuar ai.

Shpresoj ta vazhdojë këtë rrugë sepse në mënyrë të qartë bëri një ndarje mes tij që është individuale dhe PD. Fakti që ai nuk është kryetar e ndihmon procesin e të ardhmes në PD”, tha Harxhi.