Grupi italian Maneskin ka fituar festivalin e Eurovision, të mbajtur në Hollandë, me këngën “Zitti e Buoni”.
Në vendin e dytë u rendit Franca dhe në të tretin Zvicra.
Shqipëria nuk arriti të marrë një rezultat të kënaqshëm edhe pse performanca e Anxhela Peristerit me këngën “Karma” ishte mjaft e mirë dhe e vlerësuar nga kritikët.
Kjo është hera e tretë që Italia fiton Eurovizionin. Në vitin 1964, Gigliola Cinquetti fitoi festivalin dhe një vit më pas, Eurovizioni u mbajt në Napoli.
Gjithashtu në vitin 1990, Toto Cotugno fitoi me kënën “Insieme”. Në vitin 1992, Eurovizioni u mbajt në Romë.
/TPZ.al/
