Kryeminsitri Edi Rama ka zgjedhur ditën e hapur të ‘Defender 21’ që mbahet në Tiranë, për të vlerësuar me superlativa ambasadoren Yuri Kim, për të cilën sjell në vëmendje, edhe pse të gjithë e dinë, që është përfaqësuese e SHBA-ve në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama:
Është një nder dhe privilegj për mua, që në emër të qeverisë ti shpreh mirënjohjen të tgjithë ushatarakëve që janë përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse nga përmasat dhe nga mesazhi i saj.
Njëkohësisht dëshiroj që përtej mirënjohjes për të gjithë djemtë dhe vajzat, burrat dhje gratë me uniformë që janë përfshirë në këtë stërvitje, që përbëjnë garancinë dhe sigurinë e përditshme për shqiptarët, tiu shpreh mirënjohjen dhe familjeve të tyre, që sakrtifikojnë çdo ditë dhe janë të parat që preken nga emocionet jo të vogla dhe jo të rralla.
Dua ti bëj një falenderim të posaçëm përfaqësueses së qeverisë së SHBA-ve në vendin tonë, ambasadores Yuri Kim, e cila i ka dhënë një cilësi tjetër marrëdhënieve mes dy vendeve, në mbështetje të kërkesave dhe nevojave të vendit tonë, qoftë në kapacitetet ushtarake, qoftë në ato të drejtësisë.
Besimi që SHBA-të kanë treguar në vijim te kjo aleancë e madhe me Shqipërinë e vogël, kulmon me këtë stërvitje ushtarake, që është më e madhja, me përfshirjen më domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e rajonit tonë. Dua të nënvizoj faktin që edhe vetë kjo shfaqje e bukur, nuk do të ishte e tillë nëse nuk do të kishte qenë në vijimësi mbështetja konkrete e SHBA-ve për rritjen e vazhdueshme të kapacieteve të ushtrisë shqiptare.
Unë kam shumë besim, bazuar dhe në bisedat që kam pasur me gjeneralët, që na nderuan në hapjen e kësaj stërvitje, por edhe në bisedat me ambasadoren, që ne do të hedhim hapa kuptimplotë në modernizimin e forcave të armatosura. Uroj që miqësia e madhe mes Shqipërisë dhe SHBA-ve të jetë e përjetshme, ne të vazhdojmë që të jemi krah për krah, sot, nesër dhe përgjithmonë.
loading…
/faxweb
