Skip to content

Meta shmang ‘me stil’ përmendjen e Ramës dhe ambasadores Yuri Kim: Shpreh falenderimin më të madh për SHBA dhe aleatët që zgjodhën vendin tonë

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në cermoninë e mbajtur në sheshin ‘Nënë Tereza’ përsa i përket demonstrimit të stërvitjes ushtarake të forcave shqiptare dhe atyre të NATO-s.

Meta mbajti fjalën e tij menjëherë pas kryeministrit Rama, ndërsa u kujdes që po ashtu si ai, të mos përmendë emrin e askujt gjatë hapjes së fjalës së tij.

Ndërkohë që mbetet për t’u theksuar që mes presidentit dhe kryeministrit nuk pati asnjë shtërngim duarsh, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, që nuk pati asnjë lloj afrimiteti me presidentin, ndërsa u ngrit në këmbë për t’i dhënë dorën kryeministrit Rama.

Lidhur me ‘Defender 21’, Meta tha se operacionet e organizuara si në det, tokë edhe ajër kanë qenë të suksesshme deri më tani dhe kanë realizuar të gjitha objektivat e vendosura në fillim.

“Të nderuar përfaqësues të qeverisë dhe gjitha institucioneve, e nderuar zona përfaqësuese e SHBA-së dhe trupit diplomatik. Të nderuar trupa pjesëmarrëse, ushtarakë e qytetarë, është kënaqësi e vecantë për mua të jemi së bashku në këtë shesh që mban emrin e shënjtores së madhe Nënë Tereza, për të vëzhguar stërvitjen më të madhe të organizuar ndonjëherë.

Operacionet e organizuara në ajër det edhe tokë kanë qenë të suksesshme deri më tani dhe kanë realizuar të gjitha objektivat e vëna.

Kjo do t’i shërbejë rritjes së kapacitetit tonë të mbrojtjes. Jam i lumtur që qytetarët kanë shprehur mikpritjen tonë karakterizuese. Shpreh falenderimin më të madh për SHBA dhe vendet e tjera aleate që zgjodhën vendin tonë për të mbajtur këtë stërvitje të madhe. NATO është organizata më e madhe e lirisë.

Në fund dua të falenderoj forcat tona ushtarake të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të përmbushur detyrat e tyre në funksion të operacioneve të organizuara nga SHBA dhe NATO”– tha presidenti Meta në përmbyllje të fjalës së tij.

VIDEO/ Yuri Kim i çohet në këmbë Edi Ramës, shkon t’i japë dorën. Asnjë thyerje akujsh me presidentin

loading…

/faxweb