Skip to content

“Kosova stërvitet me ushtrinë amerikane, serbët me atë ruse”, Osmani: Po kërkojnë të destabilizojnë rajonin

Në ditët e fundit po organizohet një stërvitje ushtarake edhe në Serbi ku pjesëmarrëse janë forcat ruse dhe serbe. Mendohet se kjo ka ardhur si kundërpërgjigjie e stërvitjes ‘Defender 21’ që po zhvillohet në Shqipëri.

Lidhur me stërvitjen që Rusia po zhvillon në Serbi ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila thotë se ndërkohë që forcat e Kosovës stërviten me ushtrinë amerikane, serbët po stërviten me rusët duke kërkuar që të krijojnë destabilitet në rajon.

“Derisa Kosova dhe vendet e tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e SHBA-ve (Defender21), Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse”, ka shkruar Osmani.

While Kosovo & other countries in the region are participating in the joint military exercises with the US Army (#Defender21), Serbia is bolstering the Kremlin’s influence & destabilising the region by organizing a joint exercise with the Russian military.

Take note. pic.twitter.com/BcleZss2HJ

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 23, 2021

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb