Nga Eduart Shefkiu
Gazeta Izraeli Sot përfaqëson faqen e vërtetë të diplomacisë të Izraelit në të cilën nuk mjaftohet vetëm me aktivitetin e pastër politik dhe diplomatik por shkon dhe më tej duke shpalosur doktrinën e qartë fetare hebraike, pra nënçmimin e Islamit, të shenjtat tona si dhe duke nënçmuar dhe Profetin tonë hazreti Muhamedin a.s.
Nuk është problemi ke një injorant shqiptar që i servisiloset diplomacisë izraelite. Problemi është faqja zyrtare Izraeli Sot që është organ zyrtar i ambasadës. Këtu është problemi.Shikoni sesi diplomacia izraelite shfrytëzon doktrinën evagjeliste e që i shkon për shtat sionizmit dhe teologjisë hebreje për të vërtetën e tempullit. Pra, instrumentalizojnë evangjelizmin për të njëjtat arsye per të cilën është krijuar.
Fryma që përçon gazeta dhe diplomacia izraelite është frymë përçarëse dhe nxit urrejtjen ndërmjet feve. Paçka se diçka e tillë reklamohet ndryshe.
Kjo frymë nuk i shkon për shtat tolërances dhe harmonisë që kemi ne shqiptarët. Madje bie në kundërshti dhe me moralin fetar Islam dhe humanizmin që treguan shqiptarët ndaj hebrenjve. Në të njejtën kohë nxit në vendin tonë të drejtën e çdo kujt për të marë pjesë në këtë konflikt të madh global.
Muslimanët shqiptarë presin prej Ambasades Izraelite që shteti izraelit mos t’i nënçmojë Xhamisë Aksa dhe as mos ta nëpërkëmbin atë. Po ashtu të ndalin retoriken fetare për të “vërtetën e tempullit” sepse kjo dhunon moralisht çdo musliman shqiptar.Ketë duam ne.
Do ishte mjaftueshëm që ambasadori izraelit të ndërpresë ecejaket në Komunitetin Musliman të Shqipërisë po ashtu dhe iftaret sepse ky veprim është në kundërshtim të qartë të asaj çfarë ai deklaron, – për më tepër që institucioni jonë KMSH-ja duhet t’i tregojë vendin e duhur, të distancohet dhe të dënojë këtë retorikë fetare hebraike ndaj shenjtërive tona. Vetëm në këtë menyrë merr kuptim harmonia dhe toleranca nderfetare.Pa e zgjatur. Çdo kush që ka dyshim në vullnetin e palëkundur të Izraelit për ta ç’bërë apo deformuar misionin fetar të Xhamisë Aksa le të shohë foton poshtë.
https://www.izraelisot.com/…/paulin-zefi-aspekti…/
https://www.izraelisot.com/…/ambasadori-gendler…/

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.



