Skip to content

Zbulohen 4 kandidatët e parë të përjashtuar nga “gara” për kreun e PD-së

Kryesia e PD-së është mbledhur pasditen e sotme për të diskutuar në lidhje me kandidaturat për kreun e ri.

Ajo ka përjashtuar nga lista me 9 anëtarë, katër prej tyre deri më tani.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se kryesia votoi në unanimitet që të përjashtohen nga gara me arsyetimin se nuk janë anëtarë partie, nuk janë të regjistruar në regjistrin e simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe nuk kanë profil publik:

Admir Mulaj

Edmond Vrapi

Mirjan Jashanllari

Sabri Hoxha