S’kualifikimi nga gara për kryetar i PD-së, zbardhen arsyet pse Ibsen Elezi u la jashtë

Një nga kandidatët e skualifikuar nga gara për kreun e PD është, Ish-drejtuesi i demokratëve në Kukës, Ibsen Elezi.

Burime brenda kryesisë kanë konfirmuar se Elezi është skualifikuar nga gara për shkak se me komentet e tij ai ka tentuar që të denigrojë dhe të dëmtojë Partinë Demokratike.

Ndër të tjera theksohet se ai nuk ka bërë fushatë për PD në zgjedhjet e 25 prillit, dhe nuk ka qenë i angazhuar për fitoren e opozitës duke bërë që të eliminohet nga gara për kreun e partisë.

Ndërkohë në mbledhjen e kësaj të diele kryesia ka vendosur që garën për kreun e PD-së ta vijojnë vetëm 4 nga 9 kandidatët. Në garën e zgjedhjeve të 13 qershorit janë, Lulzim Basha, edit Hardhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb