Skip to content

Tronditet Shijaku mbrëmjen e sotme, regjistrohet shpërthim i fortë pranë banesës së një 36 vjeçari

Një shpërthim i fortë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shijakut, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

Shpërthimi u regjistrua mbrëmjen e sotme pranë banesës së një 36 vjeçari në Shijak, me inicialet O.V., konkretisht ne porten e baneses se tij.

Njoftimi:

Shijak/ Informacion Paraprak

Më datë 23.05.2021, rreth orës 22:00, në lagjen” Kodra”, Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së​ shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat.

Ndërkohë po vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb