Fotot e mëposhtme i përkasin një monumenti të krijuar nga natyra që fal një bukuri krejt të veçantë. Ky është Guri i Kamjes dhe ndodhet midis Malësisë së Mokrës (Pogradec) dhe asaj të Gorës (Korçë).
Shkëmbijtë të tipit ranorë i kanë shkpëtuar gërryerjes dhe sheshimit duke u ngritur mbi zonën përreth si në një formë ishulli. Ama agjentët e ndryshëm atmosferikë kanë ‘gdhendur’ forma të shumëllojshme të relievit, duke dhënë një pamje të veçantë.

I parë nga një lartësi, Guri i Kamjes i ngjan një anije të madhe. Video e mëposhtme u publikua nga Fation Plaku ne fund të vitit 2020 dhe tregon këtë monument të natyrës nga lart.
