Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se askush s’e beson që Sali Berisha është i korruptuar dhe shembull për ketë merr një pyetje që i adresohet ish kryeministrit lidhur me pagesën që duhet t’i bëhet avokatit francez që është zotuar t’i kthejë nderin.
Ndër të tjera Manjani shkruan:
“Ku i gjen paratë për avokatin francez”?- pyesin mediat që e urrejnë Berishën prej vitesh.
****
Në thelb kjo pyetje tregon se edhe ata, pra urrejtësit e Tij, nuk e besojnë argumentin se “Berisha është i korruptuar”. Ndryshe përse do pyesnin ku i gjen paratë?! Një “të korruptuari” nuk i bëhet pyetje ku i gjen paratë e avokatit se është budallëk…
Të puthsha mendjen!- i thonë këtij muhabeti…
Logjika hiç!
Zaten, punët e mllefit këtë produkt kanë,” shkruan ai.(TemA)
