Pjesë nga intervista e Shehaj me gazetarët:
PYETJA: Keni deklaruar që distancoheni nga PD?
SHEHAJ: Më vjen keq që është interpretuar si distancim, nuk është distancim. Jemi të gjithë kandidatë dhe duhet të jemi neutralë në raport me PD. Jo zgjedhja e PD për të bërë konferencë, por një barazdistancim nga PD.
Nëse unë zgjidhem kryetar i PD në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëqeverisje.
Nuk besoj se Basha është lider i korruptuar. Një gjë duhet të shpjegoj. Çështja është kjo. Përballë Ramës duhet një lider krejt ndryshe nga Rama. Duhet të jetë i pakorruptuar, por dhe që njerëzit ta shohin ashtu. Nuk mjafton ta themi, por dhe të dukemi ashtu siç themi.
PYETJA: Do e largoni Berishës nga grup parlamentari pas shpalljes non grata?
SHEHAJ: Jemi të vetëdfijshëm që lideri histori ka kontribut në orientimin drejt perëndimit të PD. Personalisht nuk dua të jap asnjë koment mbi këtë çështje.
PYETJA: Zërat kundra jush?
SHEHAJ: E drejta e tyre të kenë këtë mendim që kanë. Mendoj se është pikërisht kjo na ndan me një pjesë, dhe me stilin e lidershipit. Mendoj që një kandidat i PD mund të ketë vota personale. Kandidatët duhet të shtyheshin të merrnin vota personale. Kjo ka të bëjë me stilin e drejtimit të PD duke mos ndjekur parimin e meritokracisë, ku promovohet më i zoti. Meqë sulmohem për këtë çështje, unë mendoj se në zgjedhjet e kaluara jo vetë u duhej thënë që kush do dalë mirë do ndëshkohet, por kush del më mirë do promovohet. Një nga problemet kryesore të PD është mungesa e meritokracisë. Vlerësohen ata që punojnë. Vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtim Edi Ramën.
PYETJA: Jeni i promovuar nga Basha, në 2017 në Vlorë dhe më pas në Tiranë. Cila është arsyeja që garoni?
SHEHAJ: Nuk ka asnjë arsye personale që të më shtyjë mua të garoj për kryetar? Jam bindur se Basha fatkeqësisht nuk e çon drejt fitores. Është bindje personale, nuk ka lidhje me të. E kuptoj që shumë prej jush mund të kërkojnë arsye por është shumë e thjeshtë. Nëse duam që PD të fitojë zgjedhjet dhe pastaj të ndryshojë Shqipërinë duhet me se s’bën të ndryshojmë lidershipin. Kjo është e vetmja arsye.
PD duhet të jetë e hapur, realisht e hapur, s’duhet të më pëlqejë mua, s’ka me mua, vendimet duhet ti marrin anëtarët. Që të jesh kryetar është privilegj, nder i madh. Të fitojë zgjedhjet e të largohet. PD është e demokratëve. Do të vendosin, PD duhet jetë e hapur. Dhe demokratët do të vendosin kush ecën në PD dhe kush jo.
loading…
/faxweb
