Skip to content

Aksident në Kavajë, “Benzi” futet në trotuar dhe përplas një grua

Një aksident është shënuar disa çaste më parë në qytetin e Kavajës.

Një makinë tip “Benz” në ngjyrë të bardhë ka hyrë në trotuar, pranë qendrës së qytetit.

Burime bëjnë me dije se, makina që drejtohej nga një i ri, ka humbur kontrollin dhe ka devijuar në trotuar, ku si pasojë, ka mbetur e lënduar lehtë, një shtetase.