Partia Demokratike ka dorëzuar ditën e sotme në Kolegjin Zgjedhor, ankimimin e vendimit të KAS për Gjirokastrën. Lajmin e ka bërë me dije përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Marash Logu, i cili përmes një postimi në Twitter thekson se kanë kërkuar nga Kolegji Zgjedhor pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark.
Marash Logu: Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
