Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 67-vjeçarin Ded Doçi, i cili u arrestua nga policia, pasi tentoi të vrasë me makinë një punëtor të firmes mirëmbajtëse të rrugës së kombit, duke e lënë të plagosur.
Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se 67-vjeçari ka pranuar faktin se ka patur konfikte mbi pronësinë e tokës ku po punonin punëtorët, por ka mohuar ta ketë përplasur qëllimisht me makinë punëtorin Nazmi Halila, duke e konsideruar ngjarjen aksidentale.
Por pavarësisht pretendimeve të tij, gjyqtari Jak Ndoka pranoi kërkesen e prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masen e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin Ded Doçi, për vepren penale te “Vrasjes” e mbetur në tentativë.
E RËNDË/ Nuk donte që rruga të kalonte te toka e tij, 67-vjeçari tenton vetëgjyqësinë, shtyp me makinë punëtorin e kompanisë
(E.K/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
