Ish-presidenti Bujar Nishani e ka quajtur hipokrit qëndrimin e Lulzim Bashës pas shpalljes non grata nga SHBA-të të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nishani tha se Basha duhet të dalë para shqiptarëve dhe të thojë nëse është ndikuar apo shantazhuar nga Berisha në vendimet e forta politike që ka marrë gjatë drejtimit të PD-së.
“Basha është treguar hipokrit në qëndrimin e tij ndaj vendimit të DASH-it për Berishën.
Zoti Basha duhet të dalë sot përpara shqiptarëve dhe të thojë nëse është ndikuar, shantazhuar nga zoti Berisha në vendimet shumë të forta politike që ka marrë”, u shpreh Nishani.
(E.K/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
