Skip to content

Rama konsultë me rektorët e universiteteve publike: Do punojmë që studentët të marrin diploma europiane këtu

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me me rektorët e universiteteve publike.

Shefi i qeverisë ka postuar foto nga takimi në rrjetet sociale, ku shkuan se do të punojnë që në mandatin e tretë të qeverisjes së tij, të jetë drejt hapjes së dyrëve për Univeristetet Europiane.

“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë🤝

Do të punojmë ngushtësisht me ta që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri” shkruan Rama.