Skip to content

Vendimet e KAS për Durrësin dhe Shkodrën, reagon Marash Logu: Të shmangen urdhërat politikë që vijnë me mesazh para çdo vendimi

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KAS, Marash Logu ka dhënë një deklaratë për mediat, pasi KAS vendosi të rrëzojë kërkesën e tyre për shpalljen e pavlefshme të votimeve në Shkodër dhe Durrës. 

Duke folur për mediat, Logu deklaroi se KAS duhet të heqë dorë nga mesazhet që i vijnë para cdo vendimi nga Kryeministri Edi Rama, Taulant Balla apo Damian Gjiknuri.

Sipas Logut, provat e PD-së që u refuzuan nga KAS vërtetojnë blerjen masive të votave në Durrës apo në Shkodër.

“Duhet të shmangen urdhërat politikë që vijnë në telefonat e tyre gjithmonë para çdo vendimi. Urdhërat vijnë nga Edi Rama, Taulant Balla, apo Damian Gjiknuri. U refuzuan plot 114 herë kërkesat tona për marrjen e provave që vërtetojnë vjedhjen e votave. Në qarkun e Durrësit pati një organizim të mirëfilltë për blerjen e votes. Blerje votash masive pati dhe në Shkodër, ku Tom Doshi me lidhjet e tij kriminale bleu vota. Burimet shtetërore në qarkun e Tiranës, Durrëësit etj u përdorën për mazhorancën”, tha Logu.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb