Një 49-vjeçar është prangosur nga Policia e Barit pasi tentoi të vriste me gërshërë ish-bashkëshorten e tij, një shtetase shqiptar, 34 vjeç. Gjithçka nisi një me një telefonatë në Polici, ku u rapotua se në rrugë kishin pikasur një grua me prerje në trup.
Efektivët italianë mbërritën me urgjencë në zonë, ku edhe dërguan me urgjencë në Poliklinikë gruan e plagosur, ndërsa ish-bashkëshorti i saj ishte izoluar në shtëpi. Pas prangosjes, ai pranoi se e kishte qëlluar ai ish-gruan, duke shpjeguar edhe arsyen.
Sipas tij, ajo i kishte marrë një gjerdan floriri që për të kishte vlerë të madhe emocionale. Ajo që e bën ngjarjen më të rëndë, është edhe fakti se i pranishëm në skenën e dhunës ishte dhe djali i vogël i çiftit, i cili pasi u përpoq të mbronte nënën e tij, vrapoi në rrugë për të kërkuar ndihmë.
Gruaja shqiptare ndodhet në spital me plagë të shumta në shpatullën e majtë, në parakrah dhe kofshën e djathtë, ndërsa i mituri përkohësisht i është besuar gjyshërve.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb