Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me publikimin e një video-je në emisionin Stop, ku katër mjekë të qytetit të Fierit rrahin barbarisht dhe ofendojnë shtetasin Ardit Klima, i cili i akuzonte për neglizhencë në dhënien e ilaçeve ndaj babait të tij.
Ministria bën me dije se dënon dhunën dhe do të ngrejë një grup pune për të kryer hetimet e nevojshme për ngjarjen.
Vlen të theksohet se aktualisht Ardit Klima ndodhet i arrestuar si dhunues i mjekëve dhe jo s ii dhunuar barbarisht prej tyre.
Njoftimi i plotë i MSHMS:
Nisur nga denoncimi i ngjarjes se rëndë në emisionin Stop në TV Klan,
Ministria e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër çdo formë dhune dhe e konsideron njësoj të papranueshëm çdo akt të tillë, ndaj bluzave të bardha dhe ndaj çdo qytetari.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen dhe njëherësh nxit organet kompetente të kryejnë zbardhjen sa më të shpejtë të saj.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
