Foto ilustruese
Një fëmijë 6 vjeç është goditur nga një makinë mbrëmjen e sotme në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se shoferi që shkaktoi aksidentin është shtetasi me inicialet M.Gj., 29 vjeç, ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Në Yzberisht, rreth orës 21:30, mjeti me drejtues shtetasin M. Gj., 29 vjeç, ka aksidentuar një fëmijë të moshës 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
