Skip to content

Maskat me detyrim vetem ne ambientet e mbyllura, mesohet detaje nga lehtesimi i masave



Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, mbrëmjen e sotme foli për lehtësimin e masave anti-COVID në vendin tonë.

Ajo tha se personalisht do të sugjeronte që maskat të mos mbahen në ambiente të hapura, por të jenë të detyruara në ambientet e mbyllura.

Do sugjeroja, personalisht që mbajtja e maskave në publik të mos mbahet më. Por mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura… duhet të mbajnë të gjithë maska. Në markete, në qendra tregtare. Në vende ku ka grumbullime njerëzish duhen mbajtur. Ka njerëz që edhe pse e kanë kaluar, nuk kanë krijuar imunitet dhe mund të riinfektohen. Mund të kemi mutantë. Përderisa e kemi mes nesh… Covidi është sëmundje e re, nuk mjafton një vit për ta njohur. Ne duhet të jemi sa më të kujdesshëm, kjo do të vlerësohet pastaj në bazë të studimeve, për të parë edhe impaktin e vaksinave”, tha Bino nw “Log”.

Përsa i përket dasmave, Bino u shpreh se do të lejohen të zhvillohen, por jo me grumbullime të mëdha. Sipas saj, dasmat duhet të bëhen me më pak se 100 persona.






Previous articleShqiptarja nderohet me titullin “Urdhri i Yllit të Italisë”,: Jam e prekur..