Nga: Sali Shasivari

Ndonëse agresioni i fundit barbar i z r a e l i t ndaj popullatës autoktone dhe të pafajshme palestineze u ndërpre pjesërisht…; realiteti është se, ky agresion vazhdon në forma tjera të ndryshme, edhe atë, përmes okupimit të vazhdueshëm, provokimeve të pandërprera, sulmeve konstante nga ana e kolonëve dhe milicisë kundër banorëve autoktonë, arrestimeve në masë, izolimit të territoreve të caktuara, etj.!

Madje, ndonëse kësaj rradhe, në saje të rezistencës palestineze në Gaza dhe në pjesët tjera të okupuara palestineze, si dhe në saje të solidarizimit mbarëbotëror nga ana e popujve të lirë të globit, okupatori i z r a e l i t e humbi betejën…; mirëpo, ai, sikurse edhe më parë, duket më se i vendosur për ta vazhduar luftën dhe agresionin e tij të padrejtë në të gjitha format e mundshme…!

Kështu, ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një propagande të egër dhe të paskrupullt mediatike cioniste, në funksion të mbulimit dhe arsyetimit të krimeve makabre të ushtruara përgjatë agresionit të fundit, si dhe përgjatë historisë më të re…; gjithmonë, duke lozur ‘rolin e viktimës’, si dhe duke u munduar t’i shtrembërojnë jo vetëm faktet historike, por edhe realitetet e pamohueshme aktuale…!

Madje, ajo që është sa irrituese po aq edhe e neveritshme, është rreshtimi i një pjese të faktorit ndërkombëtar – qofshin ato qeveri, lobi grupe, grupe interesi, korporata mediatike, individë, etj. – përkrah agresorit…; duke shkelur në mënyrë flagrante çdo parim njerëzor, logjik, dhe ligjor, si dhe çdo vlerë humane, etike dhe morale…!

Së këndejmi, në këtë kohë të demaskimit, të ndarjes së të mirës nga e keqja, si dhe, të dallimit të së drejtës nga e padrejta…; është obligim i të gjithë atyre që posedojnë mendje të shëndoshë, zemër të gjallë, dhe ndërgjegje të pastër, që të rreshtohen në anën e të përvuajturve…!

Madje, në raste të këtilla, duhet shfrytëzuar të gjitha mënyrat e mundshme legjitime në shërbim të së vërtetës dhe njerëzores…; e, më e pakta që duhet bërë në këtë aspekt, është shpërndarja e së vërtetës në lidhje me atë që po ndodh…!

Nëse ata kanë guxim që të dalin në mbrojtje të të pavërtetave, ç’njerëzores, padrejtësive, vjedhjes së pronave, pastrimit etnik, krimeve kundër njerëzimit, gjenocidit, etj…; ne duhet të kemi shumëfish guxim më të madh që të dalim në mbrojtje të së vërtetës, njerëzores, të drejtës, pronave, etj., si dhe denoncimit të pastrimit etnik, krimeve, gjenocidit, etj.

“Në fund, ne nuk do të kujtojmë fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë” (Martin Luther King, Jr.)

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re