Skip to content

Shembja e banesave në Kombinat, LSI sulmon SPAK: Boll ju dha alibi mafiozëve me mosveprimet e qëllimshme, po inkriminon veten

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar’SPAK, Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sepse sipas tij nuk po vepron për ‘skandale’ si vendimi për prishjen e banesave të qytetarëve në Kombinat, të cilat janë cilësuar të dëmtuara nga tërmeti.

Reagimi i Vasilit vjen një ditë pasi Gjykata Administrative e Tiranes dha vendimin që pengon prishjen e ndërtimeve në Kombinat.

Postimi i plotë i Vasilit:

Banoret e Kombinatit rrezojne Mafien e Bashkise se Tiranes dhe SPAK mbyll syte e veshet!

Vendimi i Gjykates Administrative ndaloi prishjen e banesave ne kombinat per interesat mafioze te Bashkise dhe korrupsionit te tmerrshem te saj.

Veprimet kriminale korruptive te Bashkise se Tiranes qe perdor edhe fatkeqesine e termetit jane perpara syve te te gjitheve.

Per Veliajn qytetaret kane zero rendesi, ndaj ju rremben pronat ne menyre mafioze dhe i le ne mes te kater rrugeve te plaçkitur dhe ne mjerim.

SPAK ne menyre te turpshme nuk vepron.

SPAK kur nuk vepron per keto skandale kaq te renda inkriminon rende veten.

Ja ku i ka SPAK-u fajtoret dhe te korruptuarit, boll ju dha alibi mafiozeve me mosveprimet e qellimshme te tij!