Skip to content

Zaptojnë plazhin ngjitur me biznesin e tij, qytetari denoncon në Fax News (Video)

Kur na ndajnë dhe shumë pak javë nga nisja e sezonit turistik, në Golem të Kavajës kanë nisur problemet e para, që kanë të bëjnë me hapësirën publike.

Në redaksinë e “FaxNews” ka mbërritur një denoncim nga Isa Dervishi, pronar i një subjekti “Restorant-Hotel” përgjatë vijës bregdetare, i cili ka deklaruar për mikrofonin e “FaxNews” se hapësira përballë biznesit të tij po zaptohet në mënyrë të paligjshme.

Dervishi shpjegon se bëhet fjalë për disa lodra që po vendosen në rërë nga një qytetar fierak me leje të bashkisë Kavajë.

Kjo problematikë vjen në kohën kur policia e bashkisë së Kavajës, propagandon në rrjetet sociale se vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Se çfarë ndodh përtej kësaj propagande e shpjegon më mirë vetë Isa Dervishi.

“Nuk është rërë për të futur mbeturina, kam folur me kryetarin e Bashkisë, dhe më tha që do e shihte si çështje, dhe nuk më kanë dhënë asnjë zgjidhje akoma. Nuk e di se nga mbijnë këto lëjra”, shprehet Dervishi.

“FaxNews” komunikoi edhe me Paskal Prokon, drejtor i Drejtorisë së Kadastrës Urbane dhe Menaxhimit të Aseteve Publike të bashkisë Kavajë, i cili rrëzoi poshtë pretendimin e pronarit Dervishi duke deklaruar se bëhej fjalë për një zonë të cilësuar “e vdekur”.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb