Në emisionin “Aktualitet”, në Faxnews, mbrëmjen e sotme u diskutua mbi ecurinë e procesit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Ishte avokati Sokol Hazizaj ai i cili inicioi një debat mbi personat e afërt pranë Ilir Metës dikur, të cilët i kanë dal hapur kundër ndër vite, duke iu referuar rastit të fundit të Spartak Brahos, i cili është ndër më të flaktit në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit.
Gazetari Ëngjëll Musai u shpreh në këtë pikë se mosmirënjohja dhe mosmirënjohësi janë e keqja dhe i keqi më i madh në këtë botë.
Nga ana tjetër moderatori Bejdo Malaj tregoi një episod, kur vetë Ilir Meta ka çuar për kurim në Turqi Spatak Brahon për një problem shëndetësor me kordat e zërit, ndërkohë që theksoi se sot Braho është një nga kundërshtarët më të flaktë të Metës.
Pjesë nga biseda në studio:
Sokol Hazizaj: Ajo që mua më çudit është që miqtë më të ngushtë e Metës i dalin kundërshtarët më të mëdhenj. Kjo nuk duhet kërkuar tek këta, duhet kërkuar te Meta.
Ëngjëll Musai: Ju folët për Komisionin dhe është e vërtetë ajo që tha avokati Hazizi, se njerëzit më të afërt i kanë dalë më të poshtrit.
Unë mendoj se ka një parim të lashtë që thotë se gjëja më e poshtër në këtë botë është mosmirënjoja dhe njeriu më i keq është mosmirënjohësi. Për derisa ke të bësh me mosmirënjohës dhe mosmirënjohje, ai nuk është se e ka me individë të caktuar, por e ka me të gjithë njerëzit e tjerë.
Bejd Malaj: Po t’i numërosh të mitrat që Ilir Meta i ka bërë Spartak Brahos, ore ishte i shtrirë në spitalin gjerman, e mori Ilir Meta në krahë e çoi në Turqi dhe e shëroi. Nuk kishte zë mo, i kishin ik kordat e zërit. Ilir Meta e bëri me zë, ndërsa ky mban thikën në gojë tani.
Ëngjëll Musai: I ka ndenjë 4 ditë Monika tek koka se nuk i vinte as e shoqja.(F.M/Faxweb.al)
loading…
/faxweb
