Skip to content

Përleshje në Elbasan, ndërhyjnë forcat Shqiponja për të shuar sherrin. Raportohet për të plagosur

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një përleshje në një parking në qytetin e Elbasanit, ku dy persona dyshohet të jenë plagosur.

Është dashur ndërhyrja e forcave Shqiponja për të shuar sherrin që kishte filluar mes dy të rinjve. Paraprakisht dyshohet se dy të rinjtë janë lënduar si pasojë e sherrit.

Policisë ka ndërhyrë forcërisht, pasi ka hasur rezistencë dhe ka shoqëruar të paktën dy persona në komisariat.

(E.H/Faxweb.al)

 

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb