Skip to content

Bledian Koka: Gabimi më i madh e tij, që s’e shpalli “non grata” Sorosin. Tani i bëri gjëmën

 

Bledian Koka, thotë se Sali Berisha duhet ta kishte shpallur “non grata” Sorosin.

Kjo, pasi së pari, sipas tij ai ka financuar Edi Ramën, që i mori pushtetin, dhe së dyti, se pas shpalljes “non grata” të Berishës nga SHBA, qendron Soros.

“Gabimi më i madh i Sali Berishës, për mua, si kryeministër, në raport me shoqërinë dhe fondacionin Soros është mosshpallja ‘Non-grata’e këtij fondacioni, që dëmet që i ka shkaktuar Shqipërisë me njerëzit që ka injektuar dhe njerëzit me të vcilët janë financuar dhe sponsorizuar nga George Soros është kolateral i madh. Dëshmia më e madhe është e Edi Ramës”, tha ai, ndërsa sulmoi edhe Lulzim Bashën, për shkak se nuk po mbron Berishën.

“I thirri Lul Basha në Këshillin Kombëtar. Aty ishte dhe Agron Shehaj, edhe Ben Ristani, edhe z.Kadilli. Ishin aty, i thanë çfarë kishin për të thënë. Debati u bë, u hap gara.

Asnjëri nga këta nuk e kundërshtoi atë që konsiderohet si një handikap dhe kjo tërheqja e zgjedhjeve që për mua ëhstë handikap.

S’kishte arsye pse t’i tërhiqte zgjedhjet. Zgjedhjet duhet të ishin bërë atëherë kur ishin. Por, kur u bë propozimi, qoftë për datën qoftë për emërimin e Jemin Gjanës që e kundërshtojnë sot.

Aty është hapur një garë. Kush ka b*** dhe kush ka këllqe le të dalë dhe të garojë dhe t’u mbushë mendjen demokratëve se kush është më i miri””, tha Koka.

Edhe aktivistja Evi Kokalari ka ngritur dyshime të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për takime të këtij të fundit me Alex Soros.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Kokalari është shprehur prerazi se Basha duhet të ndahet nga Soros. Aktivistja ka kërkuar më tej sqarim nga vetë lideri i selisë blu se përse është takuar me Alex Soros.

“Në vend që të dalë dhe ti flasë popullit, ai shkon dhe takohet me individë si Alex Soros. Një takim që është bërë javën e kaluar.

Nëse nuk ndahesh dot nga grupi Soros, nuk e përfaqëson dot partinë opozitare, që në këtë rast i bie të jetë partia e të djathtës, antikomuniste dhe që është kundër principeve të Partisë Socialiste.

Kjo përbën një problem dhe nëse unë e kam gabim do i kërkoja falje publikisht Lulzim Bashës. Ndryshe, e ftoj Lulzim Bashën që të dalë me një post në Facebook dhe të thotë, të mohojë që kjo nuk është  e vërtetë, që ai nuk është takuar me Alex Soros, pas zgjedhjeve të 25-Prillit.

Nëse ai është takuar, duhet një sqarim se çfarë është diskutuar, sidomos jo vetëm humbjen që patëm të 25-Prillit, që thuhet shumë mirë që është ndikuar nga ata, por edhe kolpon që i kanë dhënë Sali Berishës kohët e fundit që duket qartë që është diçka që ka ardhur direkt nga klani i George Soros në Shqipëri”

Kokalari gjithashtu u shpreh se pas goditjes së Berishës, duke iu referuar raportit të DASH për përfshirjen e ish-kryeministrit në listën e zezë sit ë padëshiruar në SHBA, qëndron Soros.

“Është një fakt që Blinken ëhstë shumë afër me George Soros dhe mos t’ju duket shumë vështirë për të pasur relacione me sekretarin e shtetit të Amerikës. Është e qartë që kishte diçka politike në këtë. Nëse ata shkonin pas Sali Berishës, në një kohë pasi ju kanë vajtur personave të tjerë, atëherë po, kjo do të ishte diçka që Amerika po e bën, por kjo ishte një veprim që unë e izoloj në bazë të agjendës së George Soros dhe individëve të tjerë.”