Mëngjesin e ditës së sotme është përcaktuar të mbahet seanca gjyqësore e tre të arrestuarve në operacionin ku u kapën 577 kg lëndë narkotike në një gomone në portin e Vlorës.
Pritet që të arrestuarit të njihen me masën e sigurisë për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.
Operacioni që çoi në arretsimin e tyre u zhvillua nga Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcë, Guardia di Finanza, Policinë Kufitare Vlorë dhe QNOD. Siç njoftoi policia ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë. Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
