Skip to content

Betohen në Kuvend, dy gra marrin mandatin e Bashkim Finos dhe Tom Doshit. Emrat

Në seancën e sotme të Kuvendit kanë bërë betimin dy deputetet e reja.

Bëhet fjalë për Grentiana Cakranin, e cila zëvendëson në këtë legjislaturë Bashkim Finon, i cili u nda nga jeta pak javë më parë.

Gjithashtu betimin e ka bërë edhe deputetja Jetmira Rraboshta, e cila zëvendëson Tom Doshin pas dorëheqjes së këtij të fundit.