Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dy persona qëllojnë drejt një 20 vjeçari. Përfundon në spital

Një 20 vjeçar është plagosur ditën e sotme pas të shtenave me armë në Tiranë. Ai eshte transportuar menjehere ne spital dhe nuk dihet gjendja e tij.

Mësohet se bëhet fjalë për 20 vjeçarin me inicialet R.G., i cili është qëlluar me armë zjarri nga dy persona ende të paidentifikuar.

Policia është nisur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për kapjen e autorëve.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb