Rama: Duhet të kalojmë fazën e adoleshencës politike dhe sherresh që i eksportojmë në Bruksel, Paris, etj. Nga ky eksport humbet Shqipëria. Fitorja jonë dhe humbja e atyre që janë në opozitë është shumë pak krahasuar me atë ccfarë humb Shqipëria. Nuk presim që të na vijnë miq nga jashte dhe të na thonë si duhet të sillemi me njëri tjetrin.
Nuk kërkohet as të luftojmë ndonjë armik gjëkundi, as të bëjmë sakrifica sublime, por kur flasim anglisht duhet të jemi shqiptarë në radhë të parë dhe pastaj demokrat apo socialist.
Është shumë e lehtë ta thuash se ta bësh, por unë jam i vendosur për këtë. Të gjithë jemi të përfshirë në një luftë që ka shkuar ndonjëherë deri në absurd. Tani të përpiqemi që këtu të bëjmë sa më shumë. Nuk jemi vetëm, kemi aleat të mëdhenj do bëjnë dhe ata sa munden. Miq të cilët e duan Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
