Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë të dhënë për emisionin “PolitikOn”, foli mbi vendimin e shpalljes nga “non grata” nga DASh, por dhe procesin zgjedhor në të cilin po kalon tani Partia Demokratike.
Berisha teksa u shpreh se nuk ndërhyn në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të PD-së, theksoi se edhe pas futjes në listën e zezë amerikane beteja vazhdon, edhe më e shumëfishuar.
“I kam pasur vendos vetes korniza, por do kthehem, fatmirësisht me një shëndet të plotë, se kjo është kryesorja”, u shpreh Berisha.
PJESË NGA INTERVISTA:
Berisha: Mirëkuptoj heshtjen e njerëzve. Falenderoj ata që nuk janë prononcuar. Sikundër garantoj të tjetër se nuk kam asnjë qejfmbetje. Pse? Nuk e kam sepse nuk do të gjesh kurrë një bashkëpunëtor që do të thotë që më imponoi të shkelë ligjin.
A duhet të jepte dorëheqjen Basha?
Berisha: Kjo është çështja e individit, por kjo pyetje nuk mund t’i bëhet dikujt që e ka dhënë dorëheqjen. Për mua shekullin e shqiptarëve e përmbys droga, krimi dhe pazaret me territoret. Kur e shndërron vendin në delen e zezë duke e quajtur Shqipërinë narko-shtet dhe qendër të krimit Evropian, aq sa kërkojnë heqjen e vizave. Koha ecën pas dhe para.
Duket sikur nuk jemi më në shekull Shqiptar, ju non grata, Thaçi në Hagë?
Berisha: Nuk e përmbysin këto, por droga dhe krimi. Shitja e territorit. Këto janë sepse kur e kthen vendin në delen e zezë, kur bën që Shqipëria të kthehehet në narkoshtet.
Kush iu pëlqen nga kandidatët e Bashës?
Berisha: Nuk ndërhyj. Bëni gjithçka për dinjitetin e kësaj gare. Ta dalim faqebardhë. Nuk ndërhyj për asnjë kandidat.
Keni diçka për të thënë?
Berisha: Beteja vazhdon. E shumëfishuar. I kam vënë vetes korniza. Do kthehem, fatmirësisht me një shëndet të plotë. Se është kryesorja.
loading…
/faxweb
